“ÇA MBAN O DHE”/ Komentuesja e OFENDON por ja si ja kthen Rozana Radi (FOTO) – AlpeGossip
“ÇA MBAN O DHE”/ Komentuesja e OFENDON por ja si ja kthen Rozana Radi (FOTO)

“ÇA MBAN O DHE”/ Komentuesja e OFENDON por ja si ja kthen Rozana Radi (FOTO)

Rozana Radi është nga ata personazhe që bën mirë të mos i ngacmosh.

Këngëtarja publikoi në profilin e saj në Instagram një video gazmore , pjesë të projektit të saj “Femzanat”, në të cilën tregon një situatë të sikletshme dhe me një polic.

Por mesa duket një prej ndjekëseve nuk i ka pëlqyer dhe aq video-ja në fjalë.

“Pah sa debile këto, ça mban o dhè”, -shkroi ajo poshtë postimit të Rozit.

Këto fjalë e bënë këngëtaren të reagojë duke publikuar me foto komentin e ndjekëses në Insta Story, dhe madje duke iu përgjigjur, thjesht sipas mënyrës së saj: me një pyetje.

“Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë ta kuptojë. Si ka mundësi zonja…, juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?” – shkruan ajo mbi foton e komentit, të publikuar në Story.

Pra, bëni mirë ta mendoni dy herë kur të komentoni në postimet e Rozanës.