EINXHEL DHE DAGZ PRINDËR PËR HERË TË DYTË? PM u zbulon ‘sekretin’ – AlpeGossip
EINXHEL DHE DAGZ PRINDËR PËR HERË TË DYTË? PM u zbulon ‘sekretin’

EINXHEL DHE DAGZ PRINDËR PËR HERË TË DYTË? PM u zbulon ‘sekretin’

Prej disa kohësh është përfolur se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshimet te fansat lindën nga disa postim të ish-banores së “Big Brother VIP” në rrjetet sociale.
Por si qëndron e vërteta? Këtë e ka zbuluar miku i Dagz, Dj PM. Teksa po jepnin një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, Lei Kraja u ka kërkuar atyre që të tregonin nga një sekret për njëri-tjetrin.

E pikërisht këtu PM u përgjigj:

“Unë po flas për këta. Nuk është e vërtetë nëpër lajme që Dagz dhe Einxhel do bëhen prapë prindër. Është lajm fals”.