NUK THA LUIZIN/ Kiara nis zinxhirin e nominimeve, të parën shpëton… – AlpeGossip
NUK THA LUIZIN/ Kiara nis zinxhirin e nominimeve, të parën shpëton…

NUK THA LUIZIN/ Kiara nis zinxhirin e nominimeve, të parën shpëton…

Si lider i shtëpisë, Kiara Tito kishte mbrëmë dy avantazhe në lojë. Fillimisht moderatores iu dha e drejta që të shikonte disa informacione nga jashtë, të cilat mund t’i ndryshojnë rrjedhën e lojës ose jo.

Ndërsa avantazhi i dytë kishte të bënte me nominimet. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Kiara nisi një zinxhir shpëtimi dhe katër emrat e fundit do të dilnin në nominim.

Moderatorja vendosi që të mos shpëtonte partnerin e saj, Luiz Ejlli, por Keisi Medinin. Për këtë arsye katër banorët e fundit të zinxhirit që shkuan në nominim janë: Luizi, Shpati, Antoneta dhe Elvisi.

Ndërkohë kujtojmë se nga nominimi i Luizit, Olta-Armaldo-Kristi, ishte ky i fundit që u eliminua nga publiku. Por fati ishte me të pasi bileta e tij ishte biletë kthimi.