“ME YLL NË BALLË”/ Elvana Gjatës i ngelet hatri me Alketën, të vetmes që nuk i kthen përgjigje (FOTOT) – AlpeGossip
“ME YLL NË BALLË”/ Elvana Gjatës i ngelet hatri me Alketën, të vetmes që nuk i kthen përgjigje (FOTOT)

“ME YLL NË BALLË”/ Elvana Gjatës i ngelet hatri me Alketën, të vetmes që nuk i kthen përgjigje (FOTOT)

Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj janë kthyer të gjitha në hit dhe dëgjohen kudo, pavarësisht se janë shumë ndryshe me këngët komerciale që po dëgjojmë rëndom vitet e fundit

Albumi i saj “Çelu” i ka fiksuar të gjithë dhe publiku shqiptar po e dëgjon pa pushim. Personazhe të njohur të ekranit e kanë duartrokitur fort Elvanën për punën e saj, duke e komplimentuar në rrjete sociale.

Komentet drejtuar Elvanës janë të panumërta dhe këngëtarja i ka kthyer përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i ka shkruar Alketa e cila ka marrë thjesht një ‘seen’.

Arsyeja e kësaj hatërmbetjeje mendohet të jetë “Festivali i Këngës”, ku Alketa dhe Vera Grabocka u fajësuan për pikët minimale që i vendosën Elvanës, duke sjellë kështu edhe ‘humbjen’ e saj dhe fitoren e Arilena Arës