Prej kohësh po flitej se Meghan Markle dhe Priyanka Chopra nuk janë më shoqe bashkë. Një burim sqaroi se, e gjitha nisi pasi Dukesha nuk shkoi në dasmën e aktores së njohur me Nick Jonas, në dhjetor të 2018-s.
“Priyanka u shkatërrua. Miqësia e tyre ka marrë fund, vetëm nëse Meghan i kërkon falje. Priyanka është një yll ndërkombëtar me shumë ndjekës në mediat sociale. Ajo është ndoshta më e famshme se Meghan. Ajo ndjehet sikur Meghan nuk e respektoi atë dhe miqësinë e tyre”, tha një burim i afërt me aktoren.
Por aktorja flet për herë të parë lidhur me marrëdhënien mes saj dhe Dukeshës. E ftuar në emisionin “Watch What Happens Live”, ajo u përgjigj duke qeshur:
“Oh Zot. Jo, nuk është e vërtetë”.
Okej! Përfundimisht këtë histori e quajmë të mbyllur këtu.