“GËNJEN! MOS E PËRDOR VAJZËN PËR T’U VIKTIMIZUAR!”/ Mozzik reagon ashpër pas intervistës së Loredanës – AlpeGossip
“GËNJEN! MOS E PËRDOR VAJZËN PËR T’U VIKTIMIZUAR!”/ Mozzik reagon ashpër pas intervistës së Loredanës

“GËNJEN! MOS E PËRDOR VAJZËN PËR T’U VIKTIMIZUAR!”/ Mozzik reagon ashpër pas intervistës së Loredanës

Mozzik ka reaguar mjaft ashpër pas intervistës së Loredana Zefit, e cila foli për herë të parë për arsyet e ndarjes.

Reperja u shpreh mbrëmë në një intervistë me Alaudin Hamitin se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje as vetë nuk di si shkuan gjërat deri aty. Loredana sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin, dhe pranoi se të dy ishin shumë të stresuar:

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur. Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë”, u shpreh Loredana.

“Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se çdo tjetër në botë, e kam prej tij”, vijon ajo.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyej ae ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën, ata do të ishin ende bashkë.

Ai i kërkoi ish-partneres që të mos e përfshijë fare vajzën e tyre Hana në këtë çështje dhe të mos gënjejë. Mozzik nuk jep një arsye konkrete të ndarjes, por thotë se dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por për Loredanën është ndryshe:

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, shprehet reperi.

Statusi i plotë i Mozzik

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime.”