Zbulohet dieta ideale e karbohidrateve/ Ja sa duhet të konsumoni që të jetoni më gjatë - AlpeGossip
Zbulohet dieta ideale e karbohidrateve/ Ja sa duhet të konsumoni që të jetoni më gjatë

Zbulohet dieta ideale e karbohidrateve/ Ja sa duhet të konsumoni që të jetoni më gjatë

Mesa duket, dietat që reduktojnë dhe eliminojnë sasinë e karbohidrateve nuk qenkan zgjidhja më e shëndetshme.

Një studim i publikuar në “Lancet Public Health Journal” vëzhgoi dietat e 15,428 njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zbuloi se personat që ndiqnin një regjim me pak ose me shumë karbohidrate vdisnin më të rinj se ata që i konsumonin në sasi të moderuar.

Dietat me sasi të ulët të karbohidrateve (që do të thotë më pak se 40% e kalorive të tyre vijnë nga karbohidratet) dhe dietat me sasi të lartë të karbohidrateve (më shumë se 70% e kalorive të tyre vijnë nga to) kishin një rrezik më të lartë të vdekshmërisë sesa ato me një konsum të moderuar të karbohidrateve (50-55% e kalorive).

Ata që i konsumonin në sasi të moderuar jetonin 4 vjet më shumë se ata që konsumonin në sasi të ulët, dhe 1 vit më shumë se ata në sasi të lartë.

Gjithashtu, sugjerohej që në vend të pakësimit të sasisë së karbohidrateve t’i zëvëndësojmë ato më të tilla me origjinë bimore.

Prandaj, mos u ndjeni më fajtorë, por hani në mënyrë të zgjuar.