“AJO ËSHTË DASHURA E JETËS TIME”/ Olsi Bylyku tregon planet për martesë (FOTO) – AlpeGossip
“AJO ËSHTË DASHURA E JETËS TIME”/ Olsi Bylyku tregon planet për martesë (FOTO)

“AJO ËSHTË DASHURA E JETËS TIME”/ Olsi Bylyku tregon planet për martesë (FOTO)

Prej kohësh tashmë Olsi Bylyku është në një lidhje me një vajzë bukuroshe brune, Eglin e cila gjithashtu është bërë e njohur. Çifti u fotografuan muaj më parë gjatë premierës së “2 gisht mjaltë” dhe më pas Olsi e deklaroi publikisht se ishte i dashuruar.

I ftuar ditën e sotme në “Rreze dielli”, Olsi u shpreh se Egli është dashuria e jetës së tij.

Duke qenë se çifti tani janë prezantuar edhe me familjet, Olsi u pyet për planet për martesë.

Aktori u shpreh se nuk dëshiron të nxitohet për vendime të tilla, por martesa do të vijë në një moment tjetër.

Olsi tregoi gjithashtu se së shpejti do sjellë klipe të reja që do jenë me regji të partneres së tij.