1 VIT PASI U LARGUA/ Olsi Bylyku flet për rikthimin në Portokalli (FOTO) – AlpeGossip
1 VIT PASI U LARGUA/ Olsi Bylyku flet për rikthimin në Portokalli (FOTO)

1 VIT PASI U LARGUA/ Olsi Bylyku flet për rikthimin në Portokalli (FOTO)

Olsi Bylyku u bë shumë i njohur me rolin e “Kimikatit”, në “Portokalli”, por vitin e kaluar aktori deklaroi largimin nga ky spektakël i humorit. Më pas Olsi u bë pjesë e TV Klan duke iu bashkuar Besit dhe Erionit në “BE Coffee” tek “E diela shqiptare”.

Ndërsa këtë sezon Olsi është bërë pjesë e “Klanifornia show”, një program i prezantuar nga Marina Vjollca.

I ftuar në “Rreze dielli”, ditën e sotme Olsi u shpreh se ndihet shumë mirë në Klanifornia dhe se i jep më shumë emocion.

“Po ndihem shumë mirë te Klanifonia, shkojmë mirë  dhe kemi harmoni dhe kimi mes aktorësh, po fillojmë bashkëpunimet me njëri tjetrin, secili po bëntë më parë personazhet e veta, por tani po bëjmë numra të përbashkëta.  Më kishte marrë malli për publikun, që vjen kur do, duartroket kur do, më kujtohen daljet e mia të para, e marr emocionin më shumë tani. Javën e parë nuk kam zgjedhur të kisha personazhe të reja, por erdha me rolet që kisha dhe me monologun, pikën time të fortë. Kam risjellë personazhin e Alba Hoxhës, që ajo e priti shumë mirë. Më mungon Be Coffee, më mungojnë personat me të cilët kam bashkëpunuar, Suada, Besi, Erioni, ishim si një familje, një staf i vogël, por Be Caffee, ishte një spektakël i madh që bëhej me vetëm 5 veta”, tha Olsi.

I pyetur nëse do kthehej sërish në Portokalli Olsi tha se nuk e shikon si të mundshëm një rikthim.

“Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri ketu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë”, u përgjigj Olsi.