“JAM NJERIU MË ME FAT NË BOTË”/ Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen ndërsa Ermali i bën urimin special (FOTO) – AlpeGossip
“JAM NJERIU MË ME FAT NË BOTË”/ Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen ndërsa Ermali i bën urimin special (FOTO)

“JAM NJERIU MË ME FAT NË BOTË”/ Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen ndërsa Ermali i bën urimin special (FOTO)

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana, feston ditën e sotme ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, ajo ka vendosur që të zbulojë barkun e rrumbullakosur. 

Ariana është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të katërt me Ermalin. Ndërkohë në foton e publikuar në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur me një fund ngjyrë nude që i tregon lehtësisht barkun e rrumbullakosur dhe duket në super formë.

E në këtë ditë të veçantë sigurisht që nuk ka munguar urimi i këngëtarit, i cili i ka bërë një dedikim të përzemërt partneres, të cilën e quan “gruan më të mrekullueshme që ka njohur!”.

“Ndodh si sot që unë të bie në kujtime dhe kuptoj, që jam njeriu më me fat , sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen …”, shkruan Ermali.

Kujtojmë se çifti është prindër i 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, dhe ende nuk e dimë gjininë e vogëlushit që pritet të vijë në jetë shumë shpejt, shkruan Panorama Plus.