“ËSHTË SHUMË I…”/ Nga njohja deri te puthja e parë, Tea i thotë të gjitha mbi partnerin – AlpeGossip
“ËSHTË SHUMË I…”/ Nga njohja deri te puthja e parë, Tea i thotë të gjitha mbi partnerin

“ËSHTË SHUMË I…”/ Nga njohja deri te puthja e parë, Tea i thotë të gjitha mbi partnerin

Pak kohë më parë, Tea Trifoni deklaroi se është në një lidhje, ndërsa sot ajo ka treguar më shumë detaje rreth partnerit. Ish-konkurrentja e “Përputhen” ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” te “E Diell”, ku nuk munguan pyetjet rreth jetës private.

Tea zbuloi se e ka njohur të dashurin rastësisht gjatë një feste, në të cilën ndodhej me Fation Kuqarin. Ajo tha se partneri nuk është figurë publike.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh ish-konkurrentja. Tea shtoi se ata e kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.