RIBASHKIMI/ JLO dhe Ben do jetojnë bashkë dhe i vënë syrin vilës LUKSOZE 64.95 milionë dollarë – AlpeGossip
RIBASHKIMI/ JLO dhe Ben do jetojnë bashkë dhe i vënë syrin vilës LUKSOZE 64.95 milionë dollarë

RIBASHKIMI/ JLO dhe Ben do jetojnë bashkë dhe i vënë syrin vilës LUKSOZE 64.95 milionë dollarë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ribashkuar 17 vite pas ndarjes së tyre dhe kohët e fundit po fotografohen kudo bashkë.

Së fundmi ka qarkulluar në media lajmi se ata duan të blejnë një shtëpi së bashku. Dyshja i kanë vënë syrin shtëpisë 64.95 milionë dollarëshe, e vendosur që ndodhet në zonën e sipërme të lagjes ‘Holmby Hills’.

Vila përbëhet nga një hapësirë gjigande me 8 dhoma gjumi dhe 12 tualete. Në pjesën e brendshmë të shtëpisë ndodhet një dhomë lojërash me një hapësirë prej katër pistash për të luajtur bowling, bar mbushur plot me pije, kinema, një palestër e kompletuar, parukeri, dhomë mjekësore, imitim i lojës së golfit, qilar verash me një dhomë degustimi, pishinë e brendshme dhe trajtime të plota spa duke përfshirë edhe saunën.