Fansat SULMOJNË Rudinën për FOTON pa make-up, reagon gazetarja: Ju që shani, nguleni mirë në... - AlpeGossip
Fansat SULMOJNË Rudinën për FOTON pa make-up, reagon gazetarja: Ju që shani, nguleni mirë në…

Fansat SULMOJNË Rudinën për FOTON pa make-up, reagon gazetarja: Ju që shani, nguleni mirë në…

Një foto postoi Rudina Magjistari sot dhe gjithë fansat ju hodhën në fyt! Ajo u shfaq ndryshe nga çjemi mësuar ta shohim, pa make-up vetëm me pak buzëkuq dhe fansat nuk kanë ndaluar komentet negative.

Nga “Rudina ti je”, deri tek “Dukesh si burrë”, si puna e këtyre shohim në foton e Rudinës. Duket se fansat nuk gjejnë rehat, kur shkon në plazh e lyer të shajnë, kur shkon e palyer të shajnë, sido që të jesh të shajnë.

Pikërisht për këta fansa me komente negative ndaj çdo individi, gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu shkruajti ca rreshta në rrjetin e saj Instagram.

“Rudina Magjistari poston nje foto te veten ne pushime, pa grim, ndoshta pergjumesh, pak rendesi ka. Nje foto qe e tregon ate ne nje dite normale te sajen, ne nje foto ku ajo duket si secila prej nesh ne perditshmeri dhe cfare lexoj ne komente?
Jane vajza e gra po aq normale, vajza dhe gra nga perditshmeria jone, qe e quajne te shpifur, te shemtuar dhe qe “u tremben” nga kjo foto pa grim e dikujt ne plazh. Disa edhe u zhgenjyen, ne vend qe te “ngushellohen” me faktin se askush nuk eshte perfekt, se edhe keto yjet e tv ne te vertete jane humane si secila prej nesh…
Sa e tmerrshme si e luftojme normalitetin.
Ulerijme (gjoja) kunder plastikes e nderhyrjeve dhe atyre qe duan perfeksionin, ama normaliteti dhe thjeshtesia na e shpif dhe tani quhet edhe shemti.
Kur nuk ke tualet e nuk dukesh yll me xixa (sipas standardit) nga filtra e grimi, je e shemtuar.
Pse na duket e shemtuar nje grua ne te zakonshmen e saj? Pse pritshmerite per ne grate jane kaq te larta? Te jemi super yje, super ne forme, super profesioniste, super mama, super bashkeshorte, super modele,etj, etj cdo sekonde te jetes tone. Dhe per fat te keq keto pritshmeri qe na i ka ngulur nje sistem maskilist, i kemi ne ndaj njera-tjetres!
Vajza dhe gra te dashura nguleni mire ne koke, e bukura nuk eshte llustra e nje fotoje profesionale, as efektet, as grimi, as nderhyrjet. E bukura eshte vetevleresim, besimi te vetja, dashuria qe ke per veten. Nje femer sado perfekte te jete, nqs nuk e dashuron veten me gjithe defektet e veta, me besoni nuk do ndihet kurre e bukur sa Rudina ne kete foto.(ku per mua duket nje yll me kete lekure kaq te bukur dhe keto buze qe gjithe jeten ja kemi pasur zili)
Jemi te bukura, sepse jemi ndryshe, unike, sepse kemi defekte. Mjaft u ndjete keq per veten duke u genjyer nga imazhe te imponuara nga media dhe rrjetet sociale, mjaft quajtet normalitetin shemti, mjaft me gjuhen e urrejtjes ndaj njera-tjetres.
Bota do ndryshoje kur ne ta duam dhe ta pranojme veten, vetem atehere do e duam fort edhe do e pranojme pa paragjykime edhe njera-tjetren❤
#womenforwomen #womanpower#wearebeautiful”

Përgatiti AlpeNews.al