Këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Tahiri, siç dihet një vit më parë u martua me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov. Çifti shumë i komentuar pak muaj më parë u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Jon.
Adelina ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka bërë video live, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të fansave. Edhe ditën e sotme, bukuroshja shqiptare ka realizuar një video live ku është pyetur nga fansat për jetën e saj.
Njëri nga ndjekësit e ka pyetur Adelinën për syzet që mbante veshur dhe këngëtarja ka zbuluar se ato syze janë një dhuratë nga bashkëshorti i saj për festën e Shën Valentinit.
Siç rrëfeu Adelina syzet janë e markës ‘Tom Ford’ dhe kur i pa bashkëshorti ja bleu për festën e të dashuruarve. Në një kërkim në google këto syze janë modeli i fundit i markës luksoze dhe kushtojnë 495 dollarë.