Surpriza romantike e partnerit të Rudina Magjistarit, moderatorja në qiellin e 7 (FOTO) – AlpeGossip
Surpriza romantike e partnerit të Rudina Magjistarit, moderatorja në qiellin e 7 (FOTO)

Surpriza romantike e partnerit të Rudina Magjistarit, moderatorja në qiellin e 7 (FOTO)

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun e cila me programin e saj të pasdites mbledh para televizorit mijëra shqiptarë. Ndërsa sa i takon jetës private ajo është treguar gjithnjë hermetike, por jo këtë Shën Valentin.

Rudina ka zbuluar pak më parë surprizën që i ka bërë bashkëshorti ditën e sotme.

Xhavit Bajrami e ka surprizuar moderatoren me një buqetë trëndafilash të kuq që e kanë lumturuar shumë Rudinën e cila e tregon buqetën me një video në Instastory.

“Me grip, me grip, po me trëndafila ama”, shkruan Rudina.

Moderatorja ka postuar edhe një foto tjetër ku shihet edhe surpriza për Mian, një trëndafil rozë në qelq. “Trëndafili i Shën Valentinit për Mian”, shkruan Rudina.