“ERMAL MAMAQI KA DITËLINDJEN”/ Urimin më të bukur e mori nga… Enca! – AlpeGossip
“ERMAL MAMAQI KA DITËLINDJEN”/ Urimin më të bukur e mori nga… Enca!

“ERMAL MAMAQI KA DITËLINDJEN”/ Urimin më të bukur e mori nga… Enca!

Për aktorin e humorit, Ermal Mamaqi dhe familjen e tij sot është një ditë e veçantë pasi ai feston ditëlindjen.

Dhe në këtë ditë të rëndësishme për të nuk kishte si të mungonte urimi i këngëtares, Enca Haxhia.

Nëpërmjet dy fotove në “Instastory” ajo e uron mikun e saj më të mirë në 38-vjetorin e lindjes së tij.

“Gëzuar ditëlindjen mik.Jam e lumtur të të quaj mik”, shkruan ajo krah fotove me Ermalin.

Deri tani as Ermali dhe as bashkëshortja e tij, Amarda nuk kanë postuar asgjë në lidhje me ditëlindjen e aktorit.

Një gjë është e sigurt, kjo ditëlindje do të jetë ndryshe nga të tjerat pasi si gjithë të tjerët edhe moderatori së bashku me familjen e tij ndodhen të izoluar.

ImageImage