“BORA KA RREZIKUAR…”/ Arbëri habit me deklaratën: Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej – AlpeGossip
“BORA KA RREZIKUAR…”/ Arbëri habit me deklaratën: Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej

“BORA KA RREZIKUAR…”/ Arbëri habit me deklaratën: Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka komentuar dje lidhjen që Donald Veshaj krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Beatrix Ramosajn, dhe mënyrën se si u nda nga Bora Zemani.

Sipas tij, moderatorja e njohur ka rrezikuar shumë kur pranoi që të takonte aktorin e humorit teksa ishte brenda në BB VIP. Ai gjithashtu u shpreh se i është dukur e çuditshme lidhja e krijuar mes Donaldit dhe Beatrikx-ës.

“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri.

Rikujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është komentuar shumë në mediet rozë, por ky i fundit më pas u përfshi në një lidhje dashurie me këngëtaren, Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më në një lidhje.