Ishte kohë për dashuri. Gent Zenelaj tregon historinë e prindërve, që dikur kish veç një emër – AlpeGossip
Ishte kohë për dashuri. Gent Zenelaj tregon historinë e prindërve, që dikur kish veç një emër

Ishte kohë për dashuri. Gent Zenelaj tregon historinë e prindërve, që dikur kish veç një emër

 

Tema e historive të dashurisë ka nxjerrë dje në “Opinion” disa histori të vjetra e interesante. Një ndër personazhet e panelit, Gent Zenelaj tregoi historinë e prindërve të tij.

“Mamaja dhe babai im duheshin, por njerëzit e mamasë nuk ishin pro kësaj lidhjeje, kështu që mamaja nuk i pyeti, por u largua me babain tim. Dhe mirë bëri, se jam sot jam unë”, tha Genti.

Në një gjuhë popullore këto quheshin rrëmbime. Edhe pse vajza largohej me djalin që donte e me vetëdije të plotë që po shkonte me të, familja dhe komuniteti kështu e quanin rrëmbim.