Blerina Bombaj na njeh me të atin dhe tregon historinë e tij të dhimbshme (FOTO) – AlpeGossip
Blerina Bombaj na njeh me të atin dhe tregon historinë e tij të dhimbshme (FOTO)

Blerina Bombaj na njeh me të atin dhe tregon historinë e tij të dhimbshme (FOTO)

Blerina Bombaj është shndërruar në një ndër dietologet më të dashura për shqiptarët dhe shumë personazhe të njohur dhe të panjohur i besojnë këshillave të saj për mënyrën e të ushqyerit.

Në postimet e saj në rrjetet sociale Blerina na njeh vazhdimisht me jetën e saj tradicionale në shtëpinë e saj në fshat dhe me recetat e shëndetshme. Sot dietologia na ka prezantuar me babain e saj, Vasil Bombaj, i cili mban mbi shpatulla një histori jete tepër të vështirë. Ai ka qenë i persekutuar nga regjimi i kohës komuniste, se donte të përhapte dijen duke sjellë në Shqipëri një bibliotekë me libra të literaturës frënge dhe një gramafon.

“Ky është Vasil Bombaj, babai im, studenti i parë shqiptar që shkoi për studime të larta ne Sorbone të Parisit dhe që mbaroi shkëlqyeshëm. Pas kthimit, u persekutua nga regjimi për shkak të sjelljes së një biblioteke prej 1000 librash të literaturës frënge dhe një gramafoni. Pas një jete të vështirë dhe me shumë luftëra, ai ka gjetur qetësinë e tij përkrah meje, duke u marrë me tokën krahas pasionit të tij të përjetshëm – librave! Të kesh prindër të tillë, punëtor e të ndershëm, të kulturuar e të përkushtuar, është ndër dhuratat më të bukura që Zoti i fal njeriut në këtë jetë! (Na falni për veshjen, por jemi duke korrur barin nën ullinj)”, përfundon Blerina në rrëfimin e saj emocionues.