“MË NGECIN MENDIMET…”/ Adriana Matoshi rrëfen momentin kur kuptoi se tumori iu rikthye: Po hyja në BB VIP… – AlpeGossip
“MË NGECIN MENDIMET…”/ Adriana Matoshi rrëfen momentin kur kuptoi se tumori iu rikthye: Po hyja në BB VIP…

“MË NGECIN MENDIMET…”/ Adriana Matoshi rrëfen momentin kur kuptoi se tumori iu rikthye: Po hyja në BB VIP…

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, për të folur për jetën e saj personale.

Adriana, e cila aktualisht është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka rrëfyer edhe momentin e saj të vështirë, kur ka kuptuar se tumori në kokë iu rikthye pas nëntë vitesh.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”, tregon Matoshi.

Aktorja e njohur tregon gjithashtu se sëmundja nuk e lejonte të shprehte çfarë donte: “Nuk thosha dot atë që mendoja. Më ngecnin mendimet, ishte e vështirë”.

Vendimin për të rrëfyer publikisht betejën e saj, ajo thotë se e mori për t’i frymëzuar të gjitha ata që janë në të njëjtën situatë.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, tha Adriana, e cila shtoi se mbështetja dhe komentet e ndjekësve i kanë dhënë shumë forcë.