Bëhuni gati! Zbulohet data e dasmës së Afërdita Dreshajt, ja çfarë super surprize i ka bërë Jakubi (FOTO) – AlpeGossip
Bëhuni gati! Zbulohet data e dasmës së Afërdita Dreshajt, ja çfarë super surprize i ka bërë Jakubi (FOTO)

Bëhuni gati! Zbulohet data e dasmës së Afërdita Dreshajt, ja çfarë super surprize i ka bërë Jakubi (FOTO)

Festa e beqarisë në Las Vegas i ngjante një episodi të filmave të Hollywood-it dhe i pamë vajzat t’i shijonin në maksimum momentet e dëfrimit.

Tashmë mesa duket dita e madhe po afron dhe Afërdita Dreshaj me një postim në Instastory ka zbuluar datën e dasmës së saj.

“Edhe 24 ditë nga dita e madhe”, shkruan Afërdita teksa na ka lënë kështu të kuptojmë se dasma e saj do të jetë në datën 30 qershor.

Jo vetëm kaq por partneri i saj Jakub shfaqet i ulur në gjunjë teksa duket se i propozon bukuroshes ndërsa përreth atmosfera është e zbukuruar nga freskia e shumë luleve që janë dhuratë për këngëtaren mesa duket.

Çfarë djali ky Jakubi! Kushedi se sa femra duhet të xhelozojnë për Afërditën pas këtij postimi.