CEREMONIA NË NDER TË “TANIT TË TOPIT”/ Zbulohen moderatorët dhe ora e nisjes (FOTO) – AlpeGossip
CEREMONIA NË NDER TË “TANIT TË TOPIT”/ Zbulohen moderatorët dhe ora e nisjes (FOTO)

CEREMONIA NË NDER TË “TANIT TË TOPIT”/ Zbulohen moderatorët dhe ora e nisjes (FOTO)

Themeluesi i “Top Media”, Dritan Hoxha, u nda nga jeta 10 vite më parë në një aksident tragjik me makinën e tij.

Vendin e tij në biznes e zuri familja e cila menaxhon gjithçka që i ndjeri la pas.

Sot ai duhet të festonte ditëlindjen e 50-të e jo rastësisht është përzgjedhur që televioni të inagurojë një studio “gjigante”.

Bëhet fjalë për studion “Nova” e ceremonia e hapjes së saj do të zhvillohet në nder të tij.

Ashtu si dhe Dritani e nisi me hapa “gjigantë”, të njëjtën gjë kanë vendosur të bëjnë dhe drejtuesit e tanishëm të “Top Channel” për të vazhduar ëndrrën që ai la përgjysëm.

Burime për AlpeNews.al bëjnë të ditur se ceremonia do të zhvillohet në orën 19:30 dhe nën drejtimin e dy prezantuesve të njohur Bieta Sulo dhe Eno Popi.