“NA DHANË PASAPORTË” / Robert Berisha falenderon shtetin shqiptar (VIDEO) – AlpeGossip
“NA DHANË PASAPORTË” / Robert Berisha falenderon shtetin shqiptar (VIDEO)

“NA DHANË PASAPORTË” / Robert Berisha falenderon shtetin shqiptar (VIDEO)

Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashur dhe më të komentuar të showbizit shqiptar. Vetëm para pak ditësh Roberti ndau me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin se ai dhe Nora kanë marrë shtetësinë shqiptare.

Sot ekskluzivisht në emisionin “Rudina”, përmes një videomesazhi muzikanti falenderoi shtetin shqiptar për pasaportat.

“Unë dua të falenderoj nga zemra shtetin Shqiptar që mua dhe familjes time na dhanë pasaportë. Ju dua shumë” , tha në videomesazh Robert Berisha.

Ndërkohë drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari shtoi se për shqiptarët e Kosovës është ëndërr të kenë pasaportë shqiptare pasi bashkëshorti i saj, edhe pse ka tre pasaporta, e kishte me shumë rëndësi të kishte pasaportën shqiptare.

“Është një ëndërr të kesh pasaportë shqiptare. Unë e di këtë. Bashkëshorti im i ka tre pasaporta të them të drejtën, por shqiptaren e ka patur apsolutisht shumë të rëndësishme ta merrte. E ka patur ëndërr në mënyrë apsolute”, tha Rudina.