Klipi i ri i Tunës ndër më të veçantit, ja çfarë vendi ka zgjedhur këngëtarja për të xhiruar… (VIDEO) – AlpeGossip
Klipi i ri i Tunës ndër më të veçantit, ja çfarë vendi ka zgjedhur këngëtarja për të xhiruar… (VIDEO)

Klipi i ri i Tunës ndër më të veçantit, ja çfarë vendi ka zgjedhur këngëtarja për të xhiruar… (VIDEO)

Tuna Sejdiu pas rreth një viti mungesë në tregun muzikor shqiptar, ka vendosur të rikthehet sërish me një këngë të re. Nga postimet që këngëtarja ka bërë në “Instagram” duket se projekti i ri i saj duhet të jetë i realizuar në çdo detaj. Duke qenë se dëshiron të vijë ndryshe nga gjithë të tjerët, Tuna ka vendosur që klipin e ri ta realizojë në një vend të veçantë.

‘Prive’ ka zbuluar se këngëtarja dhe produksioni i saj kanë xhiruar në një vend në Mal të Zi, i cili nuk është hasur asnjëeherë më parë në ndonjë videoklip shqiptar. Megjithatë edhe për Tunën duket se xhirimi në atë vend nuk ka qenë aspak i lehtë, sepse i është dashur të sigurojë disa leje dhe për shkak të kohës së limituar.

Gjithsesi është e sigurtë se kënga më e re e saj do të jetë një nga hitet e kësaj vere dhe sigurisht të gjithë do të presim me padurim deri në publikimin e plotë të tij, duke qenë se një pjesë shumë e shkurtër është publikuar në “Instagram”.

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on