MERRNI SHEMBULL/ Njihuni me meshkujt shqiptar, jo vetëm të suksesshëm por edhe baballarë të përkushtuar… – AlpeGossip
MERRNI SHEMBULL/ Njihuni me meshkujt shqiptar, jo vetëm të suksesshëm por edhe baballarë të përkushtuar…

MERRNI SHEMBULL/ Njihuni me meshkujt shqiptar, jo vetëm të suksesshëm por edhe baballarë të përkushtuar…

Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë që ana jote profesionale të shkëlqejë dhe me kaq mbyllet gjithë etapa e suksesit. Suksesi është njëj term që në jetën e përditshme në fund të ditës shtrihet përtej planit profesional. Ata që e meritojnë këtë titull duhet të jenë të mirë në shumë fusha të jetës ku kanë përgjegjësi. Duhet të jesh i mirë në atë që bën, profesionin apo pasionin prej të cilit ty të njeh e gjithë bota, një bashkëshort i mirë të cilin shumë mund ta kenë zili, një prind i mirë i cili është i aftë të menaxhojë kohën dhe të ketë një marrëdhënie të adhurueshme me fëmijët e tij, një mashkull i pashëm dhe që kujdeset për veten etj. Mund të duket disi e pamundur që një njeri të ketë të gjitha këto, por siç edhe dihet tashmë askush nuk është perfekt. Megjithatë në showbiz-in tonë ka shumë çuna apo burra që secilën nga këto pika e përmbushin plotësisht e shembullin e tyre duhet ta ndjekin të gjithë.

Robert Berisha është njëri prej tyre. Momentalisht ai është një nga këngëtarët që ui mbush plot club-et kudo ku mban koncert brenda apo jashtë vendit. Fansat e pëlqejnë shumë vetë atë por edhe muzikën që ai bën. Pra në anën profesionale Roberti është në udhën e duhur duke mos tentuar të bëjë më shumë seç mundet por duke investuar në zhanrin që atij i shkon më shumë.

Përsa ipërket fizikut, Roberti është për t’u patur zili pasi konsidetohet si një nga meshkujt më të pashëm të showbiz-it. Që sa e mbajmë mend Roberti ka patur këto forma fizike të cilat i ka ruajtur me fanatizëm. Në planin bashkëshortor Roberti është thjesht i adhurueshëm. Vetë Nora e ka treguar se mbështetja më e madhe për të dhe personi që e shtyn më shumë dhe e përkrah në jetën e saj është Roberti. Ai dëshiron që Nora të kënaqet, të jetë e suksesshme dhe të shndërrijë në çdo shfaqje të saj. Madje madje ai është edhe nga ata që ndihmon në familje. Përsa i përket marrëdhënies me Rennee, Roberti nuk ka të sharë. Është një baba i kujdesshëm, që kalon orë të tëra duke e argëtuar të bijën dhe duke i dhuruar shumë dashuri. A mund të ketë gjë që Roberti nuk e bën?

Family is not an Important thing, It is Everything ❤️

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Thnx @vetonosmani

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Florian Agalliu është një tjetër mashkull I ekranit që e meriton të jetë në tabelë të nderit. Si moderator dhe aktor Aglliu e ka treguar se është profesionist dhe një nga emrat më të kërkuar dhe të suksesshëm të televizionit. Prej disa sezonesh ai shfaqet si moderator në “Në Shtëpinë tonë” në Top Cahnnel, një program mëngjesi i kopsitur për Florin. Brenda këtij emisioni ai ka treguar dhe anën e tij xhentile e evidentuar disa herë. Si bashkëshort nga sa mund të kuptohet në rrjete sociale por edhe në intervistat e tij, Flori dhe e shoqja e tij pavarësisht se kanë edhe marrëdhënie profesionale në përditshmëri, arrijnë t’i ndajnë nga njëra-tjetra dhe të kenë një raport të shëndoshë. Për rolin e tij si baba mund të shkruajmë pafund dhe me meritë i japim 10 me yll si babai më i mirë që kemi në showbiz. Mia është princesha dhe arsyeja e çdo dite të tij. Flori është një baba shumë I përkushtuar që investon shumë në mirërritjen e së bijës. Përsa I përket pamjes, prej vitesh Flori ushtrohet në palestër, një nga pasionet e tij më të mëdha. I pashëm, I palestruar, baba dhe bashkëshort I mirë që vlerësohet edhe profesionalisht. Pra çfarë mund të shtojmë më tepër?

Sot dolem me jaht 😎

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on

#holidaysmood

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on

#monkeyface #matchymatchy

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on

Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të suksesshëm shqiptar, që ka një karrierë të gjatë dhe të ndritur në Shqipëri dhe Itali. Pra nga ana profesioanle ai është tepër i vlerësuar. Përsa i përket fizikut vetë profesioni i tij bën që të jetë në formë gjatë gjithë kohës. Në planin familjar Iliri është tejet i kujdesshëm dhe mjafton ta ndjekësh në rrjetet sociale për të kuptuar se është një baba e bashkëshort për t’u patur zili. Emili është qendra e botës së tij dhe krenari në të njëjtën kohë.

Anima❤Shpirt @emily_shaqiri #my #miracle #baby #life

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri) on