NIHUNI ME DARION/ I riu shqiptar që ka pasion makeup-in (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NIHUNI ME DARION/ I riu shqiptar që ka pasion makeup-in (FOTO+VIDEO)

NIHUNI ME DARION/ I riu shqiptar që ka pasion makeup-in (FOTO+VIDEO)

Jemi mësuar që industria e makeup-it të udhëhiqet nga femrat, por së fundmi edhe djemtë po fitojnë një vëmendje të madhe me talentin e tyre. I talentuar në këtë fushë është edhe Dario Daka i cili ishte i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ku tregoi si nisi pasioni për makeup-in dhe zbuloi shumë sekrete për një makeup perfekt.

“Kisha talent në pikturë, por nuk e kisha me dëshirë dhe pikturën e ktheva në pjesën e grimit. Pikturoja dorën dhe pashë që kisha talent. Njerëzit më thonin të vazhdoja dhe nisa të shikoja video në Youtube nga të huajt. Në fillim kisha vështirësi, por duke parë mësova. Mendoj se ja kam marrë dorën, por kam akoma punë për të arritur ku dua unë, të bëhem një makeup artist i njohur dhe të kem studion time”, u shpreh Dario.

Ai tregoi se në rrugë nuk del asnjëherë i grimuar për shkak se makeup-in e ka thjesht pasion që e realizon në shtëpi.

“Është hera e parë që dal i grimuar në një studio televizive. Nuk kam turp, por unë thjesht e bëj makeup-in në shtëpi, hedh foto, video në Instagram dhe e fshi fytyrën. Kam ndjerë shumë paragjykime nga njerëzit, nga komentet, por janë njerëz fallco. Unë kam guxim, eci përpara dhe bëj atë që dua”, u shpreh Dario./Xing.al

View this post on Instagram

Inspired👽by @gabxxrielle ❤️

A post shared by Badass😈 (@itsdariodoka) on