Moderatorja simpatike dhe shumë e komentuar, Ilda Bejleri ishte sot e ftuar tek “Rudina” ku rrëfeu fëmijërinë e saj të cilën e përshkruajti si periudhën më të bukur.
Ilda tregoi se ka ruajtur shoqërinë me miket e saj të vjetra dhe një prej tyre është Fationa. Ajo i kishte dërguar Ildës një letër që e përloti moderatoren.
“Përshëndetje Ilda, shoqja ime e fëmijërisë. Bashkë kemi ndarë momente dhe kujtime fëmijërie të paharruara. Ne patëm një jetë fëminore të larmishme, të bukur e të mbushur me gjallëri, kujtime të cilat më sjellin nostalgji. Më bëhet shumë qejfi teksa shikoj që ke mundur të realizosh dhe përmbushësh me sukses objektivat e tua. Uroj përzemërsisht arritje të tjera në rrugën e suksesit. Përqafime të ngrohta”, ishte letra nga mikesha e Ildës.
“Është shumë emocionuse. Unë të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje, që më kanë mbështetur në fillimet e mia i mbaj në zemër. Jam shumë mirënjohëse për njerëzit që më kanë dashur me zemër dhe një ndër to është Fationa”, u shpreh Ilda e përlotur.