Këngëtarja e njohur e hitit “Bon Bon”, Era Istrefi, është një ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale, e cila ka mbledhur plot 1 milionë fansa në profilin e saj në Instagram.
Në një foto të publikuar në Instastory, ajo ka uruar publikisht për ditëlindje mbesën e saj Renee, duke i treguar para të gjithëve se sa shumë e do.
“Gëzuar ditëlindjen mbesës time princeshë, Renee. Jam kaq e lumtur dhe krenare për ty. Shpresoj ta dish sa shumë të dua ëngjëll i vogël.”- shkruan Era krahas postimit.