”KLANIFORNIA” U NDOQ MË SHUMË SE ”SHIKO KUSH LUAN”/ A do ti zgjasë suksesi pas “zhgënjimit” të publikut? – AlpeGossip
”KLANIFORNIA” U NDOQ MË SHUMË SE ”SHIKO KUSH LUAN”/ A do ti zgjasë suksesi pas “zhgënjimit” të publikut?

”KLANIFORNIA” U NDOQ MË SHUMË SE ”SHIKO KUSH LUAN”/ A do ti zgjasë suksesi pas “zhgënjimit” të publikut?

Mbrëmjen e të shtunës, në datë 5 tetor, në orën 21:00, startoi dhe emisioni ”Klanifornia” në TV Klan. Siç e dimë tashmë, të shtunave në të njejtën orë në Top Channel, transmetohet dhe emisioni i Luana Vjollcës ”Shiko kush luan”.

Kur fansat morën vesh se dhe programi i Marinës do të ishte në të njejtën orë dhe ditë të gjithë ishin në mëdyshje se kë do të ndiqnin.

Nga një sondazh i bërë, rezultati tregon se publiku të shtunën ka ndjekur më shumë Marinën pra ”Klanifornian” por, ndoshta kjo ka ndodhur sepse ishte bërë shumë zhurmë për atë spektakël dhe më vonë pjesa më e madhe e ndjekësve u shprehën në rrjetet sociale se ishin të zhgënjyer nga ai format.

Gjithsesi, në javët në vazhdim do të shohim nëse suksesi do të vazhdojë i njejtë për ”Klaniforninë”. /AlpeGossip.al