“KA QENË NJË SEZON I VËSHTIRË…”/ Luana Vjollca sapo na tregoi mënyrën më të pashëndetshme për t’u dobësuar (VIDEO) – AlpeGossip
“KA QENË NJË SEZON I VËSHTIRË…”/ Luana Vjollca sapo na tregoi mënyrën më të pashëndetshme për t’u dobësuar (VIDEO)

“KA QENË NJË SEZON I VËSHTIRË…”/ Luana Vjollca sapo na tregoi mënyrën më të pashëndetshme për t’u dobësuar (VIDEO)

Sezoni i katërt i spektaklit “Shiko kush luan” u mbyll me një puntatë maratonë, me shumë surpriza e të papritura. Ndryshe nga herët e tjerë në episodin e fundit, Luana Vjollca nuk kishte ftuar asnjë personazh të famshëm, por bëri pjesë të lojërave të saj gjithë kapitenët që kanë marrë pjesë në këto 4 sezone. Në disa prej lojërave ajo u përfshi edhe vetë, ku zbuloi më shumë detaje rreth punës së saj në këtë program, që e ka cilësuar si “fëmijën” e saj.

Luana tregoi se ka shumë raste që 23 orë në ditë i kalon në “Top Channel” për shkak të angazhimit në punë dhe kthehet në shtëpi vetëm për të parë nëse është mirë apo jo nëna e saj. Madje kësaj të fundit ajo i kërkoi falje publikisht, që nuk ka pasur mundësinë gjatë kësaj kohe t’i qëndrojë pranë.

Luana e cilësoi sezonin e katërt të “Shiko kush luan” si më të vështirin, për shkak të kushteve të pandemisë, por ajo e theksoi se në të njëjtën kohë ka qenë edhe më i suksesshmi. Moderatorja tregoi se kjo gjë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e saj, sepse brenda 1 viti ka humbur 10 kilogramë. Luana u shpreh se nisi të dobësohej që në periudhën e izolimit në shtëpi dhe se tani vazhdon të humbasë peshë pa dëshirën e saj.

“Unë e kam stresin me të dobësuar. Këtë sezon jam dobësuar shumë, sepse ka qenë një nga më të vështirët, por fatmirësisht më i suksesshmi në “Shiko kush luan”. Dhe kam humbur nga vjet sivjet, plot 10 kile. Por kam përshtypjen se edhe pandemia, fakti që po qëndronim në shtëpi ka ndikuar, sepse aty fillova mora këtë pjesën e dobësimit dhe nuk po ndalem më, vazhdoj të bie pa dëshirë”, u shpreh Luana.

Gjatë pyetjeve që stafi i saj kishte përgatitur për të, Luana zbuloi se ka raste që qëndron 5 orë pa ngrënë, pa pirë e madje pa shkuar në tualet, për shkak të punës dhe xhirimeve me emisionin. Në fund ajo tregoi se ka në mendje disa projekte, por nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë, duke shtuar se nuk do të tregojë asgjë derisa ato të vulosen.