“JAM KËRCËNUAR SHUMË”/ Zhaklin Lekatari: Nuk kam pasur përplasje me Kiarën por me… – AlpeGossip
“JAM KËRCËNUAR SHUMË”/ Zhaklin Lekatari: Nuk kam pasur përplasje me Kiarën por me…

“JAM KËRCËNUAR SHUMË”/ Zhaklin Lekatari: Nuk kam pasur përplasje me Kiarën por me…

“Jam kërcënuar shumë. Një eksperiencë e bukur dhe e vështirë. Ja vlejti”.

Kështu e konsideroi Zhaklin Lekatari eksperiencën e saj si opinioniste e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Në një intervistë për emisionin “E Diell”, ajo sqaroi gjithashtu edhe deklaratën e saj në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, që të bënin seks brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, te binte në grackë bëra këtë deklaratë”, tha Lekatari.

Ndërsa e pyetur nëse ka pasur përplasje me Kiarën apo familjarët e saj, gazetarja u shpreh:

“Jo, nuk kam pasur përplasje me të por me familjarët e saj. Kanë pasur edhe me banorët e tjerë, për qëndrimet dhe opinionet që kanë dhënë”.