“ËSHTË SHUMË E DASHUR…”/ Alketa Vejsiu emocionohet nga letra që i ka shkruar djali i saj: Ai ma shkrin zemrën… – AlpeGossip
“ËSHTË SHUMË E DASHUR…”/ Alketa Vejsiu emocionohet nga letra që i ka shkruar djali i saj: Ai ma shkrin zemrën…

“ËSHTË SHUMË E DASHUR…”/ Alketa Vejsiu emocionohet nga letra që i ka shkruar djali i saj: Ai ma shkrin zemrën…

Alketa Vejsiu është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private. Nuk ndodh shpesh që të flasë për familjen e saj, bashkëshortin apo fëmijët. Madje ajo nuk është shfaqur asnjëherë në publik me ta, duke ruajtur me shumë fanatizëm privatësinë.

Megjithatë nuk ngurron që në rrjete sociale të ndajë herë pas here momente të këndshme nga përditshmëria me fëmijët e saj. Këto momente janë ato që i zbukurojnë ditën edhe më shumë, ndaj Alketa nuk ju ka rezistuar kurrë.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale një letër që e ka shkruar djali i saj, Lioneli. Ai e përshkruan Alketën nga këndvështrimi i tij dhe kjo gjë asaj i ka pëlqyer pa masë.

“Mami Alketa. Ndihmon, e përkushtuar. Do të jetë në avion gjatë perëndimit të verdhë dhe të kuq. I pëlqen të hajë tartuf. I pëlqen të shohë fëmijët kur mësojnë. I pëlqen të kërcej kur dëgjon këngë si përshembull ‘Calma’. Thotë që liderët lexojnë dhe dija është fuqi. Është shumë e dashur nga familja e saj veçanërisht nga djali Lionel”, shkruan Lioneli në letrën e tij.

Alketa i ka bërë një foto dhe menjëherë e ka postuar në Instagram.

Ai ma shkrin zemrën gjithmonë! Të dua nga hëna dhe përtej. Ka mama çun”, ka shkruar Alketa përkrah fotos së letrës.