NË KOHË KORONAVIRUSI/ Erion Isai jep lajmin e ëmbël: Baba për herë të dytë (FOTO) – AlpeGossip
NË KOHË KORONAVIRUSI/ Erion Isai jep lajmin e ëmbël: Baba për herë të dytë (FOTO)

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Erion Isai jep lajmin e ëmbël: Baba për herë të dytë (FOTO)

Kryetari i Bashkisë Kolonjë dhe aktori Erion Isai ka dhënë sot lajmin e bukur se do bëhet baba për herë të dytë. Erioni ishte në një komunikim live me emisionin “E diela shqiptare”, së bashku me Rozana Radin, Klaudia Pepën dhe Enkel Demin. Gjatë bisedës me Ardit Gjebrean, Erioni zbuloi se do bëhet baba.

Pasi e uruan, kolegët nisën të bënin humor me faktin që ky lajm i ëmbël vjen në një kohë izolimi. Por Erioni i siguroi se lajmin për fëmijën e dytë, ai dhe bashkëshortja e kanë marrë më herët.

Kujtojmë që kryebashkiaku ka edhe një vajzë dhe nuk e zbuloi ende nëse do ta bëjë vogëlushen me motër apo vëlla./Xing.al