E DINIM PERFEKTE/ Ja 3 veset e Adrola Dushit – AlpeGossip
E DINIM PERFEKTE/ Ja 3 veset e Adrola Dushit

E DINIM PERFEKTE/ Ja 3 veset e Adrola Dushit

Adrola Dushi njihet si një nga modelet më të bukura shqiptare dhe cilësohet si një nga vajzat më perfekte. Megjithatë duket se përtej asaj që shohim, edhe Adrola ka vese nga më të çuditshmet si çdo njeri tjetër

. Së fundmi modelja është bërë pjesë e rubrikës “10 gjëra që nuk dini për…” në “Prive” ku zbuloi se kur është e stresuar ka tre vese. “Kur jam shumë e stresuar ha thonjtë, kafshoj faqet dhe e treta është diçka që të tjerët ma marrin për flirt, përdredh flokët, por unë realisht jam në një botë tjetër. Ky është vesi im që fëmijë dhe nuk e heq dot.

Por nuk ka asnjë arsye tjetër, përveçse është një moment kur jam shumë e stresuar”, ka thënë Adrola. Ndër të tjera ajo ka treguar se ndryshe nga ç’mund të mendojnë të tjerët, nuk është aspak e fiksuar pas markave të shtrenjta dhe se në përditshmëri vishet shumë thjesht.