E pranoi para gjithë botës se është biseksuale, Rita Ora pendohet dhe kërkon falje për… (FOTO) – AlpeGossip
E pranoi para gjithë botës se është biseksuale, Rita Ora pendohet dhe kërkon falje për… (FOTO)

E pranoi para gjithë botës se është biseksuale, Rita Ora pendohet dhe kërkon falje për… (FOTO)

Rita Ora e kishte paralajmëruar prej kohësh këngën ‘Girls’ në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charlie X.

Por më shumë se vajzat në bashkëpunim, është përfolur teksti i këngës i cili është cilësuar si një ‘himn për biseksualet’. Madje surpriza e vërtetë ka qenë Rita që ka pranuar se teksti i këngës ishte përjetim personal duke pranuar se ishte biseksuale. Por nga ana tjetër, ky tekst duket se është keqkuptuar nga komuniteti LGBT të cilët e kanë marrë si ofendim. Ndaj këngëtarja shqiptare me anë të një statusi në Twitter, u ka kërkuar falje publike dhe ka bërë këtë sqarim:

“Përshëndetje të gjithëve, Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal.” ka shkruar ndër të tjera Rita.

Po ashtu, ajo kërkoi falje duke thënë “Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, do t’i fuqizojë fansat e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre.