“MË JEP ANKTH”/ Finalistët zbulojnë dashurinë më të madhe të jetës: Po të kisha një grua… – AlpeGossip
“MË JEP ANKTH”/ Finalistët zbulojnë dashurinë më të madhe të jetës: Po të kisha një grua…

“MË JEP ANKTH”/ Finalistët zbulojnë dashurinë më të madhe të jetës: Po të kisha një grua…

Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një darkë për katër finalistët, ku nuk ka munguar as loja me pyetje ‘pikante’.

Pyetja e parë e cila “çeli” lojën, ishte se cila është dashuria e jetës, e secilit banor. Dea Mishel u shpreh se dashuria më e madhe për të është familja dhe vajzat e tezes.

Krist Aliaj po ashtu tha se për të është familja, duke qenë se për momentin nuk ka një grua. Edhe Efi Dhedhes ndau të njëjtin mendim me Kristin.

Ndërsa Luiz Ejlli tha se Kiara Tito është dashuria e tij e jetës.

Sa i përket pyetjes për gjendjen e tyre shpirtërore, Dea Mishel tha se ajo mezi po pret finalen dhe momentin kur të takojë familjarët e saj, pasi ndjen shumë mall.

Kristi tha se është shumë konfuz dhe ka ankth për mënyrën se si do përfundojë “Big Brother VIP” dhe për mënyrën se si është perceptuar i gjithë rrugëtimi i tij jashtë.

Luizi u shpreh se ai ndihet shumë i qetë dhe se po e shijon këtë rrugëtim. Ai foli me bindje se është fitues i këtij edicioni dhe se Kiara po e pret jashtë.

Ndërsa Efi tha se është shumë keq, pavarësisht se nuk po e jep veten.