“DËSHIRA IME TË KEM 5 FËMIJË”/ Luizi rrëfen idenë e lumturisë perfekte: Një shtëpi normale dhe… – AlpeGossip
“DËSHIRA IME TË KEM 5 FËMIJË”/ Luizi rrëfen idenë e lumturisë perfekte: Një shtëpi normale dhe…

“DËSHIRA IME TË KEM 5 FËMIJË”/ Luizi rrëfen idenë e lumturisë perfekte: Një shtëpi normale dhe…

Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë surprizuar mbrëmë nga Vëllai i Madh me një darkë.

Përmes një zarfi të bardhë ku komunikohej lajmi i mirë për banorët, Vëllai i Madh shtoi se ata do zhvillojnë një lojë me pyetje dhe përgjigje, në mënyrë që darka të jetë sa më argëtuese për to.

Duke qenë se një lojë e tillë është bërë edhe më parë, banorët e pritën shumë mirë. Pas leximit të zarfit, banorët dolën në oborr për shijuan darkën e shijshme.

Sa i përket idesë për lumturinë perfekte, Luizi tha se ka dëshirë të ketë 5 fëmijë, një shtëpi normale dhe se do të ketë një profesion që e ka qejf, që është muzika.

Ai nuk la pa përmendur Kiarën, duke thënë se lumturia për të është që Kiarën ta shohë në ekran, duke moderuar.

Edhe Efi tha se ajo do të donte të kishte një punë që do e dëshironte shumë, të ishte e pavarur ekonomikisht dhe të krijojë një familje të bukur, të ketë fëmijë dhe të jetë e dashuruar.