“SI JA DEL ME 8 KUNATA?” Moderatorja shqiptare flet për marrëdhënien me motrat e bashkëshortit – AlpeGossip
“SI JA DEL ME 8 KUNATA?” Moderatorja shqiptare flet për marrëdhënien me motrat e bashkëshortit

“SI JA DEL ME 8 KUNATA?” Moderatorja shqiptare flet për marrëdhënien me motrat e bashkëshortit

Fiori Dardha ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku ndër të tjera është pyetur dhe për marrëdhënien që ka me kunatat.

Gazetarja ka 8 të tilla, pasi i shoqi është djalë i vetëm, i fundit pas 8 motrave. “Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e ka pyetur dikush.

“E vërtetë! Bashkëshorti im është djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”, iu është përgjigjur ajo.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, moderatorja humbi personin e saj më të shtrenjtë. nënën e saj. Fiori kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të. Lajmin e ndarjes nga jeta të nënës e dha vetë Fiori me një postim prekës në rrjete sociale.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, shkroi Fiori.