“KRISTI DUKET I ÇUDITSHËM”/ Luizi bisedon me Efin: Edhe ata që dinë të argumentojnë, nuk kanë forcë – AlpeGossip
“KRISTI DUKET I ÇUDITSHËM”/ Luizi bisedon me Efin: Edhe ata që dinë të argumentojnë, nuk kanë forcë

“KRISTI DUKET I ÇUDITSHËM”/ Luizi bisedon me Efin: Edhe ata që dinë të argumentojnë, nuk kanë forcë

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes kanë pasur një bisedë të gjatë mbrëmjen e djeshme. Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, ata folën rreth banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtari i njohur shprehet se “të gjithë kanë argumente dhe dinë të argumentojnë”. Por sipas Luizit, mënyra që ai e ka nisur lojën, ua ka nxjerrë jashtë loje argumentet.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E di ku është problemi, këtu të gjithë kanë argumente, pjesa më e madhe dinë të argumentojnë, dinë të debatojnë. Ça ndodhi? Ngaqë unë e kam nisur në atë lloj mënyre, ua kam nxjerrë jashtë loje ato argumente. Duke qenë ata vigjilentë që me këtë duhet me vepruar kështu, asnjë nuk është afruar me Kristin. Ky është i vetmi që flet me argumente e me tana. Po ata kanë harruar tani me argumentu dhe janë ‘out’ krejt. E nuk i afrohen Kristit, e Kristi duket i çuditshëm, ai është i thjeshtë, normal.

Efi: Jo mo, shumë normal është. Ai ka vëmendjen te loja e tij. Nuk e ka mendjen të shoqërohet, është tipi i tij, çdo gjë në rregull. Unë nuk mendoj si ti, edhe ata që dinë të argumentojnë thjesht nuk kanë forcë