“S’KA GJË MË TË SHPIFUR!”/ Nga shëndeti te xhelozia e të shoqit, Adelina Tahiri i tregon të gjitha (FOTO) – AlpeGossip
“S’KA GJË MË TË SHPIFUR!”/ Nga shëndeti te xhelozia e të shoqit, Adelina Tahiri i tregon të gjitha (FOTO)

“S’KA GJË MË TË SHPIFUR!”/ Nga shëndeti te xhelozia e të shoqit, Adelina Tahiri i tregon të gjitha (FOTO)

Adelina Tahiri përballoi të gjithë sulmet e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, kur doli hapur për romancën e saj me avokatin Serjoza Markov. Në një intervistë për emisionin “Mirage”, këngëtarja shqiptare flet hapur jo vetëm për marrëdhënien e saj, por edhe për një nga komplekset më të mëdha që lidhet me peshën.

Fillimisht e pyetur sesi i përballoi të gjitha kritikat e ndjekësve në rrjetet sociale, që e gjykuan negativisht për lidhjen me avokatin shumë më të madh në moshë se ajo, shprehet Adelina:

“Nuk është e lehtë, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lutmur. Kur je e dashuruar nga këmbët te koka dhe ke përkrahje, përballon çdo gjë, bëhesh më e fortë”.

Një nga vështirësitë më të mëdha që ka kaluar këngëtarja, ishte për peshën e tepërt që fitoi nga shtatzënia:

“Humba fillimisht peshë pas lindjes së djalit, sepse i jepja gji dhe nuk haja bukë, se kur shihja veten në pasqyrë nuk më pëlqente. Por kur kuptova se e humbja peshën shpejt dhe fillova të haja u shëndosha dhe u bëra 70 kg, që pesha ime ideale është 58 kg. Kisha kompleks për peshën. Nuk ka gjë më të shpifur, nuk ekziston. Ishte për mua luftë”.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj është xheloz, Adelina e mohoi:

“Tani në shtator bëjmë 5 vjet bashkë dhe unë e njoh aq mirë dhe ai më njeh mua. Mua më irriton xhelozia dhe bashkëshorti nuk e ka aspak, ngaqë ka vetëbesim të madh. E di që është i zgjuar, është i suksesshëm dhe ngaqë më njeh mua, ai e di që kam gjetur qetësinë shpirtërore”.