Edhe Capital T zgjodhi që të publikojë një projekt të ri muzikor për të mbyllur me sukses vitin 2018.
Ai ka sjellë një projekt të ri muzikor, të titulluar “FILMA” që i dedikohet një vajze, e cila bënte veprime të ndryshme për të arritur qëllimin e saj.
Capital i shkruan vetë tekstet e këngëe të tij, prandaj në një pjesë ku thuhet “Ti ke dasht veç pak famë, prandaj mos e bëj kaq dramë. Nuk e di pse tani po qan kur ke bërë vetëm filma “, dyshohet se ia dedikon një personi që ka qenë në jetën e tij.
Nuk dihet nëse ai është frymëzuar nga ndonjë histori tjetër apo ka lidhje me ndonjë romancë që ka përjetuar në të shkuarën.