ILIRI “MOLLË” SHERRI MES MONIKËS DHE ARJOLËS/ Çfarë ndodhi me dy mikeshat dhe ndërhyrja e balerinit – AlpeGossip
ILIRI “MOLLË” SHERRI MES MONIKËS DHE ARJOLËS/ Çfarë ndodhi me dy mikeshat dhe ndërhyrja e balerinit

ILIRI “MOLLË” SHERRI MES MONIKËS DHE ARJOLËS/ Çfarë ndodhi me dy mikeshat dhe ndërhyrja e balerinit

Ka marrë fund me konflikt miqësia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës. Në rrjetet sociale është publikuar vetëm një copëz e asaj çfarë në të vërtetë ka ndodhur mes të dy ish-mikeshave. Ndonëse në shtëpinë e “Big Brother” u shfaqën mjaft të afërta, që pas daljes nga shtëpia, raporti i tyre u kris. Por ajo që dukej si një ‘hutim’ pas daljes nga shtëpia, është konkluduar tani.

Dy vajzat kanë shkëputur raportet e tyre dhe shkaku ka qenë pikërisht fituesi i “Big Brother”, Ilir Shaqiri. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, Monika Lubonja la të kuptohej se nuk ka komunikim me Arjolën. Kjo e fundit ka reaguar në “Instastorin” e saj, duke postuar një foto kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Krahas imazhit Demiri shkruan: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ia the”, shprehet aktorja duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.

Ky i fundit e ka ripostuar storin e Arjolës ku si mbishkrim i ka vendosur shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën. “A ke pleh me shit”, shkruan balerini. Më herët kujtojmë që në një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale, iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin. Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendonte se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se ka qenë ‘Iliri’, duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur. E pyetur nëse ishte penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “S’e di! Fol me Sabianin”. Ndërsa një tjetër shkruante se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën.

Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë. “Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”, u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë. Ndërkohë, nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini u kundërpërgjigj me një foto në “Instastory”, krahas së cilës shkruante: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet. ‘Lufta’ e ftohtë’ ka vijuar në rrjetet sociale mes tre personazheve. Dikur Monika Lubonja, Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të pandarë në ‘Big Brother VIP’. Mirëpo, gjërat morën një kthesë tjetër dhe papritur balerini ndryshoi raportet me Monikën. Aktorja u është përgjigjur ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit në rrjetet sociale ku ka postuar një video, duke shkruar disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit: “Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”.

Në këtë mënyrë, ajo ka ironizuar dy ish-miqtë duke iu kundërpërgjigjur për postimet e para disa ditëve. Por çfarë ndodhi mes këtij trinomi personazhesh që sot janë shndërruar në ‘armiq’ virtualë. Pas prishjeve të raportit me Sabianin, Iliri duket se ka qëndruar më i distancuar nga ish-banorët e tjerë. Me të vetmen që ai ruante raporte ishte Arjola. Nga ana tjetër, aktorja përpiqej të kishte një raport formal edhe me Monikën, ndonëse gjërat mes tyre ishin krisur që pas përfundimit të reality. Por kur ‘armiqësia’ e Monikës me Ilirin ka vijuar kaq gjatë, atëherë është përfshirë edhe Arjola. lëkundën shpejt, duke u kthyer në “rivale”. Pas një periudhe të gjatë që nuk kishin kontakt me njëratjetrën u duk se Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre. Së fundmi, Lubonja ka lënë të kuptohet se ajo nuk flet me Arjolën.

Në një bisedë virtuale në “Instagram”, një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me Arjolën, duke i lënë edhe një kompliment. Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin e bërë. Më herët, po në një “intervistë virtuale”, Monika tregoi se është takuar me Arjolën dhe kanë biseduar gjatë. “E dashur, jemi takuar, kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëratjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hamë dhe me bebat e Arjolës darka shumë të gjata”, u shpreh Mes takimesh që ish-banorët kanë me njëri-tjetrin është diskutuar kjo temë, duke bërë që Arjola këtë herë të bëjë qartë zgjedhjen e saj. Në bisedat e bëra ajo ka mbrojtur fort Ilirin, duke hedhur poshtë përfundimisht miqësinë e krijuar me Monikën.

Nga ana tjetër, kanë qenë deklaratat e Ilirit në rrjetet sociale, ku Arjola është përfshirë, ajo çfarë ka bërë që Monika të mërzitet së tepërmi me shoqen e saj, duke preferuar mos të ketë më asnjë komunikim me të, por t’i përgjigjet me ironi publikisht. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë dy vajzat, nuk janë takuar asnjëherë të dyja së bashku që pas përfundimit të lojës, ndonëse Monika ka pretenduar të kundërtën. Aktoret ishin ndër emrat më të lakuar këtë edicion të “Big Brother Vip”. Dyshja arritën të formonin një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë. Mirëpo, shtyllat e miqësisë së tyre u lëkundën shpejt, duke u kthyer në “rivale”.

Pas një periudhe të gjatë që nuk kishin kontakt me njëratjetrën u duk se Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre. Së fundmi, Lubonja ka lënë të kuptohet se ajo nuk flet me Arjolën. Në një bisedë virtuale në “Instagram”, një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me Arjolën, duke i lënë edhe një kompliment. Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin e bërë. Më herët, po në një “intervistë virtuale”, Monika tregoi se është takuar me Arjolën dhe kanë biseduar gjatë. “E dashur, jemi takuar, kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hamë dhe me bebat e Arjolës darka shumë të gjata”, u shpreh asokohe Lubonja. Ishbanorja e ‘Big Brother VIP’, Monika Lubonja, është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndërvepron shpesh me ndjekësit e saj.