Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani në fund të këtij viti të suksesshëm për të, është e ftuar në “S’e luan Topi” në Top Channel.
Bora tregoi mes emocionesh sesi e ka takuar për herë të parë Donaldin dhe sesi e kuptoi që në fillim se do ishin për njëri tjetrin.
“Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi.”-tregoi Bora.




![Shtatzënë në skenë, Laura Nezha zbulon sikletin që hoqi dhe publiku nuk e kuptoi. Mësojeni tani! [VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/lauranezhafotoimasgj-400x215.jpg)








