Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë për tradhtitë e ish-bashkëshortit: Një herë mbylla sytë, pastaj… (VIDEO) – AlpeGossip
Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë për tradhtitë e ish-bashkëshortit: Një herë mbylla sytë, pastaj… (VIDEO)

Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë për tradhtitë e ish-bashkëshortit: Një herë mbylla sytë, pastaj… (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj është një prej femrave më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo prej disa vitesh është e ndarë nga bashkëshorti i saj dhe e ftuar në emisione të ndryshme është shprehur se me të mban një marrëdhënie shumë korrekte pasi është babi i vajzave të saj.

Mirëpo mbrëmjen e sotme Albëria do të jetë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine” ku do të flasë edhe për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe arsyet e divorcit të tyre.

Në video-n prezantuese të emisionit “Top Show Magazine” të postuar në Instagram-in e “Top Channel”, Albëria thotë për herë të parë publikisht se bashkëshorti e ka tradhtuar jo vetëm një herë, por disa herë.

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqertë ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka tradhtuar gjithmonë”, dëgjohet të thotë këngëtarja simpatike në video.

I surprizuar nga kjo deklaratë, Alban Dudushi e ka pyetur Albërien se çfarë bënte ajo kur ish-burri e tradhtonte.

“Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë njëherë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”, tha Albëria duke qeshur.