“KAFSHËT NUK JANË AKSESOR”/ Fushata e re e Gucci-it kritikohet ashpër – AlpeGossip
“KAFSHËT NUK JANË AKSESOR”/ Fushata e re e Gucci-it kritikohet ashpër

“KAFSHËT NUK JANË AKSESOR”/ Fushata e re e Gucci-it kritikohet ashpër

Gucci është kritikuar ashpër në rrjete sociale pas publikimit të fushatës së re, në qendër të së cilës ishte Viti i Ri kinez, që në 2022-shin përkon me “Vitin e tigrit”.

Në prezantimin e fushatës kishte tigra të vërtetë dhe kjo revoltoi njerëzit të cilët kritikuan markën për shembullin “e keq” që dhanë. Koleksioni i ri u prezantua nën emrin “GucciTiger” në të cilën kraha veshjeve dhe aksesorëve për burra dhe gra u përfshi tigri dhe macet e egra që qëndronin pranë modelëve.

Pavarësisht se në përshkrimin e fotove Gucci theksoi se “natyra dhe jeta e egër janë veçanërisht shumë të rëndësishme për markën”, nuk i shpëtuan kritikave në qendër të së cilave thuhej se kafshët nuk janë aksesorë zbukurimi.

“Nuk është mirë t’i përfshini kafshët e egra në marketing. Boll i përdorët për reklama.”- thuhej në shumicën e komenteve.

Si përgjigje, marka e famshme italiane tha se kafshët nuk ishin pjesë e setit fotografik dhe se janë fotografuar në mjedise të ndara nga modelët pa u lënduar apo pa i nxjerrë nga zona e tyre e sigurisë.

As argumenti se filmimet janë bërë në mjedise të ndara nuk i bindi njerëzit dhe as organizatat që janë në mbrojtje të kafshëve.

'Kafshët nuk janë aksesorë': Fushata e re e Gucci-it