PAS NJË VITI NË KËRKIM/ Bashkëshorti i Angela Martinit i dorëzohet autoriteteve – AlpeGossip
PAS NJË VITI NË KËRKIM/ Bashkëshorti i Angela Martinit i dorëzohet autoriteteve

PAS NJË VITI NË KËRKIM/ Bashkëshorti i Angela Martinit i dorëzohet autoriteteve

Pas një kohe të gjatë, ditën e Shën Valentinit, Anxhela Martini dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu u shfaqën së bashku. Anxhela postoi në Instagram një foto me duart e bashkuara ku vihej re edhe tatuazhi i tyre i përbashkët në formë zemre.

Në media prej një viti është raportuar se Dragos kishte probleme me drejtësinë, për këtë arsye nuk ishte shfaqur krah modeles. Megjithatë dje mediat rumune kanë bërë të ditur se Savulescu pas rreth një viti në arrati i është dorëzuar autoriteteve italiane.

Autoritetet italiane kanë nisur kontaktet me Bukureshtin për ekstradim, proces i cili pritet të ndodhë në vazhdim.

Burimi: Prive.al