HISTORIA E TRISHTË E 5 JETIMËVE/ Emina Çunmulaj i bën me shtëpi në Tiranë (FOTO) – AlpeGossip
HISTORIA E TRISHTË E 5 JETIMËVE/ Emina Çunmulaj i bën me shtëpi në Tiranë (FOTO)

HISTORIA E TRISHTË E 5 JETIMËVE/ Emina Çunmulaj i bën me shtëpi në Tiranë (FOTO)

Emina Çunmulaj, nuk njihet vetëm si një ndër modelet më të komentuara të shoëbizit për shkak të jetës luksoze, por edhe si një filantropiste që ka bërë shumë bamirësi dhe shpeshherë ka qenë zëri i familjeve në nevojë që jetojnë në kushte varfërie ekstreme.
Emina ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh me qëllimin për të ndihmuar këto familje në bashkëpunim me Fundjavë ndryshe. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Emina ka treguar se deri tani kanë ndihmuar një familje nga Kruja me 5 jetimë të cilët u kishte vdekur babai dhe jeton vetëm me nënën, ka dhuruar lopë për familjet në fshat që u nevojiten, soba druri dhe dru për të kaluar dimrin etj.

“Kemi ndihmuar një familje nga Kruja, janë 5 jetimë, babai i kishte vdekur, një ngjarje e pabesueshme. Kemi vajtur 5 orë me makinë, 45 minuta kemi ecur poshtë malit për të mbërritur. I kemi blerë një apartament në Tiranë afër shkollës, afër ambulancës. Kemi ushqyer 50 familje për 6 muaj ushqim. 25 në rrethin e Shkodrës, 25 në rrethin e Tiranës. Kemi blerë lopë dhe ja kemi dhënë disa familjeve në fshat që kanë nevojë për to. Kemi sjellë 25 soba druri dhe drutë sepse i duhen për dimrin”, rrëfeu Emina.