LUANA FLET PËR FAMILJEN/ Marinës nuk do ti vij hiç mirë nga përgjigjia (FOTO) – AlpeGossip
LUANA FLET PËR FAMILJEN/ Marinës nuk do ti vij hiç mirë nga përgjigjia (FOTO)

LUANA FLET PËR FAMILJEN/ Marinës nuk do ti vij hiç mirë nga përgjigjia (FOTO)

Autorja dhe prezantuesja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca nuk ndalet thjesht te skenari apo prezantimi në emision pasi ajo vet preferon të jetë pjesë aktive edhe në lojërat qê zhvillohen me të ftuarit. Në lojën “Ndaje ose haje” Luanës i është kërkuar të rendis sipas radhës më të preferuarën nga pjesëtaret e familjes së saj ose në të kundërt do t’i duhet të konsumonte ushqimin e pazakontë që kishte përpara tavolinës.

Luana zgjodhi të përgjigjej dhe e nisi renditjen sigurisht duke vendosur në vend të parë mamanë e saj, si njeriun më të preferuar dhe kjo nuk përbën aspak çudi për më tepër që prezatuesja gjithmonë ka vlerësuar rolin e të jëmës në familje, e cila ja ka dal të rrisë e vetme 4 vajzat e saj.

Por gjithë sytë e veshët ishin te vazhdimi i renditjes. Si të dytën femër më të preferuar, Luana ka zgjadhur motrën e madhe Lirën, e cila jeton në Belgjikë me familjen e saj. Vet prezantuesja më herët në intervista ka thënë se Lira ka qenë si nëna e dytë në familje.

Por nëse të gjithë prisnin që emri i radhës të ishte ai i Marinës, Luana renditi motrën tjetër, ajo që është më pak e njohura ndër motrat Vjollca. Është fjala për Marsedën ose Sedën siç i thërrasin motrat, e cila nuk është aspak e ekspozuar në publik dhe sipas informacioneve punon si stjuardesë jashtë vendit.

E fundit për nga preferencat e Luanës u rendit Marina, e cila ka qenë bashkëudhëtarja e e saj në televizion dhe me të cilën duket edhe më e lidhur. Megjithatë siç ka sqaruar vet Luana, Marinën e ka renditur të fundit për shkak se dy motrat e tjera i ka larg e i sheh rrallë ndërsa me Marinën shihet përditë duke qenë se të dyja jetojnë në Tiranë.