“Kush ka vajza, botën ka!” Pas lindjes së vogëlushes së dytë, shtëpia e Eminës kthehet në “Parajsë” – AlpeGossip
“Kush ka vajza, botën ka!” Pas lindjes së vogëlushes së dytë, shtëpia e Eminës kthehet në “Parajsë”

“Kush ka vajza, botën ka!” Pas lindjes së vogëlushes së dytë, shtëpia e Eminës kthehet në “Parajsë”

Siç dhe e keni kuptuar tashmë prej mediave të ndryshme rozë por edhe prej rrjeteve sociale, Emina Cunmulaj është duke shijuar lindjen e vajzës së saj të dytë, Mias. Në këto ditë të para, sigurisht që lodhja e modeles shqiptare është dyfish ndaj dhe ajo nuk ka qenë aktive si zakonisht në Instagram, mirëpo mbrëmjen e kaluar ka marrë një moment për të ndarë me të gjithë kënaqësinë që ka marrë prej të afërmve të saj.

Shtëpia e Eminës është mbushur me tufa lulesh, ndër më të ndryshmet e ndër më të bukurat ku sigurisht dominojnë lulet me ngjyra në rozë apo në nuanca të saj duke qenë se Emina lindi vajzë.

S’ka më bukur se sa të rrethohesh me kaq shumë dashuri!