Mes Sindit dhe Atdheut në “Përputhen” duket se po lind diçka. Sindi kishte dalë në një takim me Muratin, por vëmendja në një moment u kthye nga Atdheu. Bora vuri re se Sindi i shkeli syrin Atdheut ndërsa ai ia ktheu me një puthje.
Moderatorja madje zbuloi se ata janë parë shumë të afërt në prapaskenë.
“Ishte një puthje shoqërore”-tha Atdheu ndërsa Arjani ndërhyri: “Bravo Sindi, dike të shkelke syrin”.
“Në fakt Atdheu në kohën kur unë skam qenë, ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij dhe e vlerësoj shumë. Se njerëzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi”, tha Sindi.